Policia bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion (Video)
19/12/2017
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes në sezonin dimëror si dhe t'i kenë pajisjet e nevojshme dimërore.
Polici i Kosovës, Xhevdet Dërguti tha për Telegrafin se shumica e ngasësve të automjeteve i kanë pajisjet e nevojshme për dimër.
Ai bëri të ditur se sezoni dimëror ka filluar më 15 nëntor dhe përfundon më-15 mars. /Telegrafi/


