Policia asgjëson bimë të kanabisit në Istog, arrestohet i dyshuari
24/09/2020
Një person është arrestuar në Istog për kultivim të kanabisit.
Policia ka gjetur rreth 23 bimë dhe të njëjtat i ka asgjësuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kultivuar bimë narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Rreth 23 bimë janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/


