Please enter at least 3 characters.

Policia arreston vëllezërit autorë të vrasjes së 26 vjeçarit në Tropojë

2016/06/policia-2-1-620x330.jpg

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të vrasjes së Ardit Mrishaj në Tropojë.

Të dy autorët vëllezër ishin shpallur në kërkim që nga mbrëmja e kaluar. Vëllezërit ishin që të dy të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Henerik dhe Fitim Niklekaj janë vënë në prangat e policisë 24 orë pas shpalljes në kërkim në qytetin e Pukës.

Vrasja e 26-vjeçarit ndodhi në fshatin Cerrnic të Tropojës.