Please enter at least 3 characters.

Polici ndihmon vrapuesin e plagosur të përfundojë garën (Video)

2016/01/polici-ndihmon-vrapuesin-e-plagosur-t-euml-p-euml-rfundoj-euml-gar-euml-n-video_hd.jpg

Sipas medieve ndërkombëtare, maratona u zhvillua mëngjesin e së shtunës në kushte ekstreme moti. Ishte shumë vapë dhe lagështi dhe pjesa më e madhe vrapuesve u detyruan ta linin garën.

Ndërkohë, polici John Cain që ndihmoi vrapuesin, është shprehur për “BuzzFeed News” se ai e dalloi atë kur u rrëzua disa hapa larg vijës së finish-it.

“E ndihmova të ngrihej dhe atij po i dilnin lot teksa po ecnim për në vijën e finishit. Mund të ndjeja lumturinë që vinte prej tij”, ka thënë polici.

Në ato momente, të gjithë spektatorët duartrokitën, ndërkohë që John e shoqëroi vrapuesin deri në fund të pistës.

Cain ka shtuar: “Ishte një nga ato momentet humane kur lidhesh shumë me dikë për ta ndihmuar të arrijë diçka. Doja ta ndihmoja sepse e dija sa rëndësi kishte për të”.