Please enter at least 3 characters.

Podujevë, sot ndahen çmimet e konkursit letrar

2024/12/IMG_6307.jpeg

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Podujevës organizon takimet e përvjetshme të Kulturës ‘Kadri Kadriu'.

Manifestimi do të mbahet sot duke filluar prej orës 17:00 në Galerinë e Arteve në Podujevë.

Në manifestimin letrar do të ndahen çmimet e konkursit letrar, çmimi “Afrim Maliqi” si dhe çmimet tjera debutuese.

"Të gjithë aplikuesit janë të obliguar të marrin pjesë në këtë manifestim letrar", thuhet në njoftim.

Ftohen qytetarët dhe dashamirët e artit të marrin pjesë. /Telegrafi/