Please enter at least 3 characters.

Pochettino zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier (Video)

2017/05/pochettino1.jpg

Mauricio Pochettino është vlerësuar për punën e bërë te Tottenhami.

Trajneri argjentinas është duke zhvilluar një sezon të mirë me Tottenhamin, duke qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të Chelseat për titullin kampion.

Megjithatë, puna e tij është vlerësuar pozitivisht nga drejtuesit e Ligës Premier.

Pochettino është emëruar si trajneri i muajit prill në kampionatin anglez.

Kjo është hera e parë që argjentinasi e fiton këtë çmim në këtë sezon. /Telegrafi/