Please enter at least 3 characters.

Pochettino tregon se cila ishte fitorja më e rëndësishme, kundër Cityt apo Ajaxit

2019/05/Mauricio-Pochettino-2-e1559222878230.jpg
301:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur celebrates victory after the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Tottenham Hotspurs është një ndër finalistët e sivjetmë të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Spursat në finalen e Ligës së Kampionëve do të takohet me Liverpoolin, ndeshja e cila do të luhet në qytetin spanjoll të Madridit.

Pra takimit ka folur trajneri i klubit anglez, Mauricio Pochettino, i cili ka analizuar dy rivalët që ka eliminuar më parë - Manchester Cityn dhe Ajaxin.

(Foto by Alex Broadway/Getty Images/Guliver)

"Ndeshja më interesante ishte me Cityn për mënyrën se si ajo përfundoi. Ato ishin emocione të pabesueshme. Një rrëshqitje e emocioneve që ju lë pa fjalë dhe në fund një gëzim i madh për të parë se keni eliminuar kampionin e Ligës Premir".

"Kalimi kundër Ajaxit ishte më e këndshme. Tre gola në 35 minuta dhe e fundit erdhi në të 96-tën. Tejkaluan çdo përvojë tjetër të mëparshme. Ishte një gëzim i madh sepse e pamë veten jashtë përfundimit dhe, papritmas, gjithçka ndryshoi. Futbolli", pohoi ai.

Ndryshe, londinezët më së largu në fazën e Ligës së Kampionëve ka qenë në gjysmëfinalen e vitit 1963, kur u mposhtën nga portugezët e Benficës. /Telegrafi/