Please enter at least 3 characters.

Pochettino pranon rikthimin në punë: Jam duke pritur për ofertat

2020/05/GettyImages-1185973972.jpg
294:"BELGRADE, SERBIA - NOVEMBER 06: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur claps the fans after the UEFA Champions League group B match between Crvena Zvezda and Tottenham Hotspur at Rajko Mitic Stadium on November 06, 2019 in Belgrade, Serbia. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Kanë kaluar gjashtë muaj kur Mauricio Pochettino është shkarkuar nga posti i trajnerit te Tottenham Hotspur.

Trajneri argjentinas gjatë kësaj kohe është përfolur për stolin e shumë skuadrave, derisa pista më e nxehtë mbetet ajo te Newcastle United.

Klubi anglez pritet të bëhet me pronar të rinj dhe Pochettino shihet si trajneri ideal për ta ndërtuar një skuadër konkurruese.

48-vjeçari ka pranuar se dëshiron të kthehet në punë dhe se është në pritje të ofertave.

“Ideja ime është të vazhdoj të jetoj në Londër. E dua Ligën Premier, por në të njëjtën kohë jam i hapur të dëgjoj oferta nga vende të tjera”.

Mauricio Pochettino. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Unë dhe stafi im jemi rritur së bashku dhe mund t’i ofrojmë shumë klubit tonë të ri”, deklaroi Pochettino.

Argjentinasi është pyetur indirekt për Newcastlen, nëse do ta merrte ndonjë skuadër jashtë vendit të gjashtë në Angli, derisa nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Kur kam ardhur te Tottenham klubi nuk ishte në mesin e gjashtë më të mirave. Shembull as Arsenali nuk është në gjashtë të parat”.

“Unë kam respekt për të gjitha klubet dhe nuk mund t’ia mbyll dyert”, deklaroi Pochettino.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri argjentinas pritet të vendoset në krye të Newcastlet sapo të përfundojë sezoni në Angli. /Telegrafi/