Please enter at least 3 characters.

Pochettino lëshon deklaratën e parë pas shkarkimit nga Tottenhami

2019/11/Pochettino-10.jpg
273:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 13: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur looks on prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino ka lëshuar deklaratën e tij të parë që kur u shkarkua nga puna si menaxher i Tottenham Hotspur.

Liga Premier u trondit javën e kaluar kur Pochettino u shkarkuar dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho në krye të Spurs pas më pak se 24 orësh.

Pas shkarkimit nga detyra, argjentinasi nuk deklaroi asgjë deri më tani, kur ka bërë deklaratën e tij të parë.

"Do të doja të falënderoja Joe Lewis dhe Daniel Levy që më dhanë mundësinë për të qenë pjesë e historisë së Tottenham Hotspur", ka thënë fillimisht ai.

"Do të doja të falënderoja gjithashtu të gjithë që takova në Tottenham, të gjithë stafin e klubit dhe lojtarët gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë".

"Në fund do të doja të përmendja tifozët e veçantë që e bëjnë këtë klub kaq të shkëlqyeshëm me mbështetjen e tyre fantastike".

"Unë dhashë më të mirën nga vetja për të përmbushur objektivat që më kërkuan në takimin tonë të parë. Kishte sfida po aq të vështira si sukses emocionues".

"Urimet më të mira për të ardhmen, jam i sigurt se do të përshkojmë përsëri shtigjet", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/