Please enter at least 3 characters.

Pochettino e krahason Dembelen me Maradonan dhe Ronaldinhon

2017/04/MousaDembele-e1491003984373.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - MARCH 19: Mousa Dembele of Tottenham Hotspur in action during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Southampton at White Hart Lane on March 19, 2017 in London, England. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, mendon se Mousa Dembele do të hyjë në listën e lojtarëve gjeni, ku ndodhet edhe legjenda argjentinase, Diego Maradona.

Në vitet e nëntëdhjeta, trajneri i Spursave ka luajtur pranë ikonës së futbollit te Newell’s Old Boys, prandaj e njeh atë nga afër.

Ai ka luajtur edhe me Ronaldinhon te Paris Saint-Germaini dhe disa futbollistë të tjerë kreativë gjatë karrierës së tij.

"Gjithmonë i them atij: 'Mousa, kur ta shkruaj librin tim, ti do të jesh njëri prej lojtarëve të mi gjeni, të cilët kam pasur fatin t'i njoh'".

"Një prej tyre është Maradona. Të tjerët ishin Ronaldinho, Okocha dhe De La Pena".

"Gjithmonë i kemi thënë Mousas se po ta kishim marrë në moshë 18 apo 19 vjeçare, ai do të ishte bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Shumë do të kisha dashur që ta merrja si 18 vjeçar", ka deklaruar Pochettino. /Telegrafi/