Po vjen albumi i Stresit
18/05/2015
Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka paralajmëruar albumin e tij të ri.
Arkimed Lushaj është në përgatitje të këngëve të reja, të cilat do të përfshihen në përpilimin e tij të radhës.
“Gati, gati albumi”, ka shkruar këngëtari rrjetet sociale.
Ai ka publikuar edhe një video nga studioja ku po i përgatit këngët e tij. /Telegrafi/


