Please enter at least 3 characters.

Po rritet numri i përdoruesve të biçikletave në kryeqytet

2024/09/Screenshot-2024-09-17-130000.png

Që nga lansimi i shfrytëzimit të biçikletave në Prishtinë, numri i përdoruesve dhe numri i shfrytëzuesve vazhdimisht është duke u rritur.

Këtë e ka bërë të ditur Prishtina Parking përmes një njoftimi, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se numri i përgjithshëm i llogarive të hapura deri tani është 4042 përdorues.

“Deri më sot, numri i përgjithshëm i llogarive të hapura për përdorimin e biçikletave ka arritur në 4042. Numri i përdorimeve çdo ditë është duke u rritur. Ditët me përdorim të ulët janë për shkak të motit të ftohtë dhe me shi të disa ditëve të kësaj jave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/