Please enter at least 3 characters.

Po bën gafa vazhdimisht, Bruno Fernandes godet rëndë kapitenin Harry Maguire me një foto në rrjetet sociale

2022/02/GetPaidStock.com-620ffee04ac41.jpg
485:"Burnley v Manchester United, ManU Premier League 08/02/2022. Manchester United defender Harry Maguire 5 and Manchester United midfielder Bruno Fernandes 18 gestures and reacts at full time during the Premier League match between Burnley and Manchester United at Turf Moor, Burnley, England on 8 February 2022. Burnley Turf Moor Lancashire England Editorial use only DataCo restrictions apply See www.football-dataco.com PUBLICATIONxNOTxINxUK , Copyright: xMalcolmxBrycex PSI-14613-0053
30:"imago images/Pro Sports Images

Harry Maguire është njëri nga futbollistët më të kritikuar te Manchester United kohëve të fundit.

Kapiteni i Manchester United nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe ai është duke u kritikuar shumë nga tifozët e Djajve të Kuq.

Sikur mos të mjaftonin kritikat nga tifozët e futbollit dhe klubit, ka ardhur një goditje indirekte për Maguire edhe nga një bashkëlojtar i tij.

Mesfushori portugez i Manchester United, Bruno Fernandes ka vendosur ta publikojë një foto në Twitter, ku nga tifozët po shihet si një kunj për Maguire.

Fernandes ka publikuar një foto së bashku me dy mbrojtësit e United, Raphael Varane dhe Eric Bailly gjatë stërvitjeve duke shkruar se ndihet i sigurt në mesin e tyre.

"Ndjehem shumë i sigurt në mes të këtyre dyve", ka shkruar Fernandes duke vendosur edhe një figurë duke qeshur në postim.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë tifozët në rrjetet socaile, duke akuzuar Fernandes se po tallet me Maguiren.

Portugezi me njëfarë mënyre i ka bërë të qartë trajnerit Ralf Rangnick se duhet të luajnë dyshja Bailly-Varane në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/