Please enter at least 3 characters.

Po bashkëjetonte me një të mitur – arrestohet një person në Rahovec

2022/12/pranga-dy-duar-arrestim-1.jpg

Një person është arrestuar në Rahovec, për shkak të bashkëjetesës me një të mitur.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

I njëjti thuhet se është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/