Please enter at least 3 characters.

Plisat i kundërpërgjigjen Samirit: Shqiptari s'e shkel bukën që e han

2016/01/plisat-i-kund-euml-rp-euml-rgjigjen-samirit-shqiptari-s-e-shkel-buk-euml-n-q-euml-e-han_hd.jpg

Lideri i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati gjatë një bisede për Koha.net tregoi se “Plisat” do të jenë gjithmonë kundër “atyre që e shkelin bukën që e hanë”.

Kur u pyet se a do ta pranojnë kërkim faljen ose kthimin e Samir Shaptahoviqit në Prishtinë, Kastrati reagoi ashpër.

“Jo ne s'e pranojmë as faljen, as rikthimin. Le ta din Samiri edhe të gjithë lojtarët shqiptarë që bukën që e han s’bon me shkel”, tha lideri i tifozëve të kampionit për KohaSport.

Plisat kanë qenë vazhdimisht kundër rikthimit të Shaptahoviqit në skuadër dhe me këmbënguljen e tyre kanë bllokuar transferimin. /Telegrafi/