Please enter at least 3 characters.

PLD: Pas Malit zë Zi, radhën e ka Maqedonia për t'u anëtarësuar në NATO

2017/02/PLD-logo-1.jpg

Përmes një kumtese dërguar mediave, Partia Liberal-Demokratike (PLD) e përshëndet anëtarsimin e Malit të zi në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PLD-ja konsideron se kjo do ta përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por vlerëson se, në një afat sa më të shpejtë, edhe Maqedonia të jetë anëtare e NATO-së.

PLD-ja inkurajon shumicën parlamentare dhe Qeverinë e Zaevit që të tregojë vendosmëri më të madhe, respektim dhe zbatim të, siç thonë, vlerave euro-atlantike./Telegrafi/