Please enter at least 3 characters.

Plazhi mbushet me topa gjigant bore të formuara në mënyrë misterioze (Video)

2016/11/Plazhi-mbushet-me-topa-gjigant-bore-të-formuara-në-mënyrë-misterioze-foto.jpg
52:"Giant snowballs in Nyda - 3 - The Siberian Times.jpg
36:"Sergey Bychenkov/The Siberian Timesn

Në plazhin e gjirit Ob që ndodhet në Siberi, janë gjetur topa misterioz të borës.

Nuk dihet si janë bërë këto formacione, që kanë madhësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Banorët e këtij vendi të ftohtë, kanë thënë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë, madje as të vjetrit nuk kanë dëgjuar për këtë fenomen.

“E kanë madhësinë sa koka e dordolecit dhe nuk duket t’i ketë mbaruar dora e njeriut”, ka thënë Ekaterina Chernyk, banore e asaj ane.

Mirëpo, Sergey Lesekvov nga Instituti për Hulumtime të Arktikut dhe Antarktikut, ka thënë se ky fenomen i rrallë krijohet kur era e frynë borën e lehtë dhe krijon toptha. /Telegrafi/