Please enter at least 3 characters.

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

2024/05/nubel.jpg
287:"STUTTGART, GERMANY - MAY 04: Alexander Nübel of Stuttgart looks on during the Bundesliga match between VfB Stuttgart and FC Bayern München at MHPArena on May 04, 2024 in Stuttgart, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images) (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Stuttgartit, Alexander Nubel u befasua këndshëm kur lexoi emrin e tij në listën e lojtarëve që trajneri gjerman Julian Nagelsmann po llogarit për Euro 2024.

Nubel, i cili ndodhet në Shtutgart në formë huazimi nga Bayern Munichu, nuk e kishte menduar se do të merrte një ftesë, ndaj rezervoi një pushim veror në Tanzani me familjen e tij.

Megjithatë, në vend që të shijojë një safari në Afrikë, ai do të duhet të vijë në përgatitjet e kombëtares gjermane, gjë që nuk do ta ketë të vështirë.

“Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë Nubel me entuziazëm.

Duke qenë se Nagelsmann përfshiu katër portierë në listë, kjo do të thotë se njëri do të largohet nga lista perfundimate.

Nëse konsiderojmë se Manuel Neuer dhe Marc-Andre ter Stegen janë të sigurt, është e qartë se Nagelsmann do të zgjedhë mes Nubel dhe Oliver Baumann.

Sipas informacioneve nga Gjermania, duket se portieri i Hoffenheimit do të largohet nga lista dhe Nubel të mbetet pjesë e grupit për Euro 2024.

Kujtojmë se Gjermania është në grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. /Telegrafi/