Plagosje me armë zjarri në Gjonaj të Prizrenit
03/05/2026
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke e plagosur tjetrin.
Të dy të përfshirët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/


