Please enter at least 3 characters.

Plagoset një person në Prishtinë, të dyshuarit ikën me motoçikletë

2024/05/shiriti-i-policise-mos-kalo-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është plagosur ditën e diel në Prishtinë.

Siç njofton policia, viktima është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

"Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar", thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/