Plaçkitje e armatosur në Gjilan, përdoret edhe Kallashi
31/12/2014
Para pak minutash, në një shitore të lagjes në Rrugën "Skyfter Arifi" në Gjilan, dy persona të maskuar,nën kërcënimin e armës (një Kallashnikov) kanë tentuar të plaçkitin shitoren dhe kanë hasur në rezistencën e pronarit A. Daku, i cili në atë moment ishte në shitore me djalin e tij.
Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë ka konfirmuar për këtë incident kriminal duke konfirmuar po ashtu se Policia ka identifikuar edhe personin e dytë që morri pjesë në këtë tentim-grabitje.


