Please enter at least 3 characters.

Pjesëmarrje e ulët në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – vetëm 13.46% deri në orën 14:00

Në 18 komuna të Kosovës sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në orën 14:00, pjesëmarrja e votuesve deri në këtë orë është 13.46 për qind. Deri tani kanë votuar gjithsej 177 mijë e 225 qytetarë me të drejtë vote.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente të raportuara deri më tani. /Telegrafi/