Please enter at least 3 characters.

Pjesë e videokëngës së re të Jennifer Lopez edhe e vajza e saj dhjetëvjeçare

2018/12/lopez.jpg

Jennifer Lopez ka sjell edhe një projekt të fundit duket se për këtë vit kalendarik.

Ylli amerikano-latin ka publikuar video e këngës “Limitless”, e cila është edhe kolonë zanore e “Second Act”.

Ky i fundit do të shfaqet edhe në Kosovë gjatë ditës së sotme në ekranet e mëdha të kinemasë, Cineplexx.

Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë.

Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz, të cilën e ka fal martesës me Marc Anthonyn.

Vogëlushja duket se do të ndjekë hapat e së ëmës, ndërsa ne kur shohim këtë video habitemi me faktin kur ikën 10 vite!

Ndryshe, Lopez ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/