Please enter at least 3 characters.

Pjanic nuk mendon fare për Realin

Ylli boshnjak i Romës ka pasur një stinor të mrekullueshëm me ‘Giallorosët’, dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura evropiane.

Interesim për të kryesisht kanë shprehur gjigantët spanjoll si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Por ka qenë vetë Pjanic që e ka mohuar kalimin tek ‘mbretërit’ e Real Madridit kur është pyetur nga gazetarët.

“A do të transferohesh te Real Madrid? Jo, është e pamundur. Unë jam i fokusuar vetëm te Roma”, u shpreh Pjanic. /Telegrafi/