Please enter at least 3 characters.

Pixels hap regjistrimet për kursin “From Zero to Hero” – grupi i ri fillon më 1 Qershor

Nëse ke ide për video, por nuk po arrin t’i xhirosh në mënyrë profesionale, ky kurs është për ty.

Pixels ka hapur regjistrimet për grupin e ri të kursit “From Zero to Hero”, një trajnim praktik për kamerë dhe xhirim që fillon më 1 Qershor në Prishtinë.

Programi është krijuar për fillestarë, content creators dhe të gjithë ata që duan të mësojnë si të përdorin kamerën, të kuptojnë ndriçimin, të ndërtojnë kuadër më të mirë dhe të realizojnë xhirime më cilësore për rrjete sociale, biznese apo projekte personale.

Çfarë do të mësoni?

Gjatë kursit, pjesëmarrësit mësojnë në mënyrë praktike:

  • përdorimin e kamerës;
  • kompozimin e kuadrit;
  • ndriçimin;
  • këndet e xhirimit;
  • lëvizjet e kamerës;
  • audion gjatë xhirimit;
  • storytelling-un vizual;
  • organizimin e një xhirimi praktik.

Qëllimi i kursit është që pjesëmarrësit të fitojnë aftësi konkrete në xhirim, të cilat mund t’i përdorin menjëherë në punë, në projekte personale apo në krijimin e përmbajtjes për biznese.

Nga teoria në xhirim praktik

Një nga pjesët më të rëndësishme të trajnimit është puna praktike. Pjesëmarrësit realizojnë xhirime gjatë kursit, duke aplikuar menjëherë njohuritë që marrin për kamerë, ndriçim, kompozim dhe storytelling vizual.

Kjo përvojë u ndihmon të krijojnë vetëbesim para kamerës dhe pas saj, si dhe bazë të mirë për projekte të ardhshme në produksion.

Çfarë thonë pjesëmarrësit?

Fjolla Ymeri, Content Creator

“Si content creator, është shumë e rëndësishme që idetë kreative të dish t’i kthesh në xhirime cilësore. Ky trajnim më ndihmoi ta kuptoj më mirë kamerën, ndriçimin dhe mënyrën si ndërtohet një kuadër që tërheq vëmendje.”

Kaltrina Jashari, Social Media Manager

“Për mua, pjesa më e vlefshme ishte praktika. Mësuam jo vetëm si të përdorim kamerën, por edhe si të mendojmë një xhirim nga ideja deri te realizimi në set. Është shumë i dobishëm për këdo që punon me content për rrjete sociale.”

Sa zgjat kursi?

Kursi zgjat 2 javë dhe mbahet 3 herë në javë, nga 3 orë për secilin sesion.

Ky format është ideal për ata që duan të mësojnë shpejt, praktikisht dhe me fokus të qartë në rezultat.

Aplikimet janë të hapura

Vendet janë të limituara, prandaj të interesuarit inkurajohen të aplikojnë sa më shpejt.

Për regjistrim: +383 49 502 422
ose përmes Facebook dhe Instagram të Pixels.

Nëse dëshiron ta çosh mënyrën se si xhiron në tjetër nivel, ky është momenti për të filluar.

true