Please enter at least 3 characters.

Pit Power Liga Gjilan: Kampionët e nisin me barazim

2016/01/pit-power-liga-gjilan-kampion-euml-t-e-nisin-me-barazim_hd.jpg

SUPERLIGA

Shorti bëri që sezoni i dytë të nis me derbin më të madh me kampionet dhe nenkampionët e Pit Power Liga Total. All Stars kanë barazuar 3-3 në kryendeshjen e javës së parë ndaj Fatbardhit, ndeshje kjo e cila u zhvillua mbrëmë nga ora 20:00. Allstars kaluan të paret në epërsi prej dy golave, ndërsa gjithçka u përmbys në fraksionin e dyte të ndeshjes, kur Memet Pajaziti dhe skuadra e Fatbardhit realizuan tre gola për ta shokuar skuadrën kampione. Mirëpo kur gjithçka u mendua se përfundoi, Burim Hyseni pranoi një top brenda zonës për ta dërguar atë në rrjetë për rezultatin përfundimtar, All Stars 3-3 Fatbardhi.

Startin më të mirë në javën e parë e bëri Poneshi që fitoi me rezultat 7-3 ndaj Kantina 06, i ndihmuar me het-trikun e Elbasan Isufit. Një nga skuadrat më të organizuara në Gjilan, Selishta realizoi një fitore shumë të rëndësishme duke krijuar avantazh që në xhiron e parë ndaj kundërshtarëve për titull. Selishta fitoi ndaj B-ING Construction, ndërsa me të njëjtin rezultat(0-3) u mbyll edhe sfida ndërmjet Beestoners dhe Gadishit, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit. Me rezultat të ngushtë fitoi Eksimori ndaj Rinorit, ndërsa Kamagra realizoi fitoren më të këndshme të javës duke fituar ndaj Medikamentit me rezultat minimal, dhe me golin me të bukur të javës të realizuar nga gjysma e fushës nga portieri Sagvan Namani.

Sfida interesante por të cilat u mbyllën me barazim janë ato ndërmjet Keramika Internacional – Gjilani 06 dhe Tulipanët – Totosport, të cilat përfunduan me rezultat të njëjtë 4-4. Pikë të plota nga java e parë arkëtuan edhe Besi- Restaurant Xixa që fitoi 3-1 ndaj Doberqanit dhe Eurofisi e cila mposhti 5-2 Mobicasa, ku Arbnor Ramadani shkëlqeu në këtë fitore duke ndihmuar skuadrën e Eurofisit me dy gola.

Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:

LIGA E PARË

Edhe në Ligën e Parë kishte sfida të bukura dhe interesante. Kampionet e ligës së dytë, Artana, dështuan në debutim duke pësuar humbje nga Restaurant Luli me rezultat 5-2, ndërsa Kuqezinjtë fituan 3-1 në kryendeshjen e xhiros së parë ndaj Magjistrales. Fitore bindëse realizuan 2 Prilli Lladova dhe Pasjaku të cilët mposhten Kosovën (10-0), respektivisht Autochthonous (8-0), ndërsa me rezultat të lartë fitoi edhe Famiglia ndaj Cimerave (6-1).

Një gol i vetëm nga Roland Bajraliu ka mjaftuar që skuadra e Dheut të Bardhë të fitojë me rezultat minimal ndaj Centertown, ndërsa me fitore e startuan sezonin edhe Buli Trade, Furra Dora Trendlight dhe J. E. K , teksa sfida e vetme që përfundoi me barazim ishte ajo mes Lonit Metal 1-1 Bujana.

Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Parë: