PISA 2025, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar
09/09/2026
Kryeministri, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në krye të rajonit në arsimin parauniversitar.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se në testin PISA 2025 nxënësit tanë janë ngjitur 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.
“Reformimi i sistemit, transformimi i infrastrukturës, edukimi në vazhdim i mësuesve, Shkolla e Drejtorëve e me radhë punët e mira pa zhurmë të këtyre viteve, po japin fryte kuptimplota. Urime nxënësve, mësuesve, prindërve, ministrisë së arsimit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/


