Please enter at least 3 characters.

Pirlo emëron pesë skuadrat favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

2018/10/Andrea-Pirlo-Ita.jpg
198:"MILAN, ITALY - APRIL 12: Andrea Pirlo speaks to the media during a press conference to announce Andrea Pirlo farewell match on April 12, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Pirlo është një nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit dhe kështu çdo opinion i tij duhet marrë seriozisht.

Së fundmi italiani është pyetur për skuadrat favorite që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Ikona e shumë klubeve të mëdha ka befasuar duke mos i futur në grupin e favoritëve kampionët aktual, Real Madridin.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun", ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.

"Pak a shumë këto janë skuadrat. Edhe pse kampionati është gjë në vete, Juventusi ka treguar se është një apo dy hapa mbi të tjerët".

39-vjeçari aktualisht është pensionuar, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte ne MLS, New York City.

Ai në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit, Milanit, Juventusit, por edhe Regginas dhe Brescias. /Telegrafi/