Please enter at least 3 characters.

Pires mbështet Zidanen për një post te Reali

2016/01/f.0526191039112_m.jpg

40-vjeçari u angazhua në këtë post nën drejtimin e Jose Mourinhos, por u tërhoq në shtator të vitit të kaluar për të ndjekur kurset për trajner. Madje pati spekulime se tërheqja ndodhi për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin në largim të Los Blancos.

Tani thuhet se Zizu do të kthehet në atë post pas largimit të Mourinhos dhe në rast se Florentino Perez rizgjidhet president i klubit.

“Ai reagon mirë ndaj përgjegjësisë dhe ka një temperament të shkëlqyer. Ai e njeh futbollin nga zemra”, ka deklaruar Pires për RMC. /Telegrafi/