Please enter at least 3 characters.

Pires: Kam luajtur me Zidanen e Henryn dhe kundër Ronaldinhos e CR7, por Messi ka diçka më shumë se të gjithë

2018/12/Messi-Kepuca-e-Artë.jpg
255:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 17: Lionel Messi of FC Barcelona holds the Golden Boot trophy ahead of the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo La Coruna at Camp Nou on December 17, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda franceze, Robert Pires ka folur fjalë të mëdha për yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.  

Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit padyshim, pasi deri më tani ka arritur të fitojë pesë Topa të Artë.

Përveç çmimeve individuale, Messi ka shënuar edhe më shumë se 500 gola dhe ka fituar trofe të rëndësishëm ekipor.

Për shumë kë, Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por për disa tjerë ka legjenda tjerë më të mirë se ai si psh. Zinedine Zidane, Diego Maradona apo Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, legjenda franceze, Pires, i cili ka luajtur me lojtarë si Zidane e Henry ka thënë se Messi ka diçka më shumë se këta dy, por edhe se Ronaldinho dhe Ronaldo.

"Nëse ai luan si kundër Espanyolit, është e pamundur ta ndalosh. Ishte i pabesueshëm", ka thënë fillimisht Pires për Mundo Deportivo.

"Kam luajtur me Zidane, Henry dhe [Juan Roman] Riquelme, dhe kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që askush tjetër nuk e ka".

"Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, por ka pak në vendin ku është ai", përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/