Please enter at least 3 characters.

Pioli: Gabigolit do t’i jepet mundësia për të luajtur

2016/11/gabigol-1-e1478791653950.jpg

Stefano Pioli ka folur edhe për futbollistin, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, i cili u ble me bujë në verë nga Interi.

Trajneri i ri i Interit, me të marrë drejtimin e stolit të Interit, ka folur për shumë çështje që e rrethojnë klubin zikaltër.

Në pyetje e shumta që gazetarët italianë ia kanë bërë, Piolit, ka qenë edhe fati i talentin brazilian, Gabigol.

“Gabriel Barbosa? Çdo lojtar i cili mund të na ndihmojë të fitojë, do t'u jepet një mundësi për të luajtur”, ka thënë Pioli për mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Gabigol u ble nga skuadra brazilian, Santos, për një shifër rreth 30 milionë euro, ndërsa ditëve të fundit është folur për një huazim të thjesht te Empoli. /Telegrafi/