Pilivesë robotike që kontrollohet nga telefoni (Video)
30/06/2013
Kompania e robotëve, Festa, ka krijuar pilivesën që është e aftë të bëjë manovra komplekse akrobatike.
E quajtur BionicOpter, pajisja kontrollohet nga një aplikacion që ofron edhe të dhëna për pozitën dhe lëvizjen e krahëve.
BionicOpter është e gjatë 44 centimetra, ka gjatësinë e krahëve prej 63 centimetrash dhe peshon vetëm 175 gramë.
Është me fibër karboni, ndërsa krahët me letër varaku mund të lëvizin deri në 20 herë në sekondë. /Telegrafi/


