Please enter at least 3 characters.

Phelps fejohet me Miss Kaliforninë

2016/01/Pheplps.jpg

Notuesi i njohur amerikan, Michael Phelps, është fejuar me të dashurën e tij, Nicole Johnson.

Fituesi i shumë medaljeve olimpike njoftoi përmes Instagramit duke postuar një fotografi të çiftit me mbishkrimin: “Ajo tha PO”.

Johnson që ishte zgjedhur Miss California në vitin 2010, po ashtu postoi fotografinë e njëjtë me mbishkrimin “Do të bëhem Zonjë”.

Phelps kohëve të fundit ka pasur probleme me ligjin. Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi ishte zënë duke vozitur nën ndikim të alkoolit. /Koha.net/Telegrafi/