Please enter at least 3 characters.

Petre Shilegov fiton betejën gjyqësore ndaj gazetares Ivona Talevska

2016/06/Ivona-Talevska.jpg
6:"Picasa

Ivona Talevska, kryeredaktore e gazetës së përditshme ''Veçer'' dhe redaktore e ''TV Sitel'' e ka humbur procesin gjyqësorë ndaj zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai u akuzua për shpalosjen e marrëveshes së firmës, pronare e të cilës ishte nëna e Talevskës, me ministrinë e shëndetësisë, me vlerë prej një milion euro, për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Gjykata e urdhëron Ivona Talevskën që t'i paguaj harxhimet gjyqësore të Shilegovit, me vlerë prej 55838 denarë./Telegrafi/