Please enter at least 3 characters.

Peshkatarët mahniten me peshkaqenin, që u hodh disa herë mbi sipërfaqen e detit (Video)

2017/01/Peshkatarët-e-mahnitur-me-peshkaqenin-qe-u-hodh-disa-here-nga-siperfaqja-e-detit-foto.jpg

Kellen Keglor ka qenë me miq duke peshkuar në brigjet e Floridas në Shtetet e Bashkuara, kur e kanë parë një peshkaqen që hidhej sipër sipërfaqes së detit.

Ata kanë nisur të bërtasin, që kur gjallesa e ujërave është hedhur dhe e ka grabitur një peshk të zënë në grep, transmeton Telegrafi.

Më pas, siç mund të shihet edhe në videon e postuar më poshtë, peshkaqeni ka bërë edhe disa hedhje duke i lënë ata të mahnitur.

“Ishte e pabesueshme të shihej një peshkaqen aq i madh, që kërcen disa metra në ajër. Është e vështirë të shihet kjo krijesë, e aq më pak në një aksion të tillë”, ka thënë Keglor lidhur me rastin. /Telegrafi/