Pesë vetura përfshihen në një aksident zinxhiror në Prishtinë
30/11/2014
Klan Kosova ka qenë në vendin e ngjarjes. Dëmet e aksidentit nuk kanë qenë të mëdha.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe policët të cilët kanë kryer matjet e duhura për të shpjeguar shkaqet e aksidentit.
Një i pranishëm thotë se shkaktar ka qenë mungesa e duhur e sinjalizimit dhe distanca jo e duhur mes veturave.


