Please enter at least 3 characters.

Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut

2018/08/zjarr.jpg

Këtë mëngjes në RMV ka pesë zjarre aktive, përkatësisht në Mariovë (fshati Çanishtë, një degë drejt Crna Reka dhe një degë drejt fshatit Orle), në komunat Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë.

Zjarri në deponinë në Komunën e Delçevës është vënë nën kontroll ndërsa janë shuar 31 zjarre.

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit (19/20.08.2026) deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll dhe 31 zjarre janë shuar.