Pesë ushtrime të cilat me siguri i bëni gabimisht – ja se si duhet të bëhen
Ushtrimet mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, mirëpo vetëm nëse i bëni siç duhet
Disa ushtrime mund të jenë të rrezikshme nëse nuk bëhen ashtu siç duhet dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze.
Më së miri është që të ushtroni nën mbikëqyrjen e instruktorit, mirëpo nëse keni vendosur të ushtroni në shtëpi, atëherë kushtoni mirë kujdes këtyre ushtrimeve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse shumica nesh mendon që i bën në mënyrë të drejtë, jo rrallë ndodh që të lakohemi më shumë sesa duhet.
Prandaj, më së miri është të ushtrohet para pasqyrës apo të xhirohet ushtrimi, sepse vetëm kështu mund të shohim ku po gabojmë.
Te frymëmarrja e ndalur nuk bën të lironi shpinën, por drejtohuni, mbani shpatullat pas, lakoni pak këmbët dhe ngadalë bëni ushtrime.
Pompatjapin më shumë rezultate kur bëhen ashtu siç duhet. Nuk është me rëndësi sa seri i bëni, por si i bëni. Mbani bërrylat saktësisht në nivel me supet, jo anash dhe stomaku le të jetë i shtrënguar gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/


