Pesë lule të bukura që mbillen në korrik - Për një kopsht të gjallë deri në vjeshtë!
Kopshti i ëndrrave në pak kohë
Nëse ende nuk keni mbjellë lule në kopshtin tuaj, mos u shqetësoni – korriku nuk është vonë, por duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të luleve që zgjidhni.
Ditëve të ngrohta, gjëja e parë që na vjen ndër mend janë kopshtet plot ngjyra e lule, dhe nëse nuk e keni zbukuruar ende ambientin përreth ose dëshironi ta freskoni pak, tani është koha e duhur për të mbjellë disa nga llojet e mëposhtme.
1. Kalendula
Kalendula rritet shumë lehtë dhe është rezistente ndaj thatësirës, ndaj nëse ende nuk e keni mbjellë, mos u brengosni - nuk është aspak vonë.
2. Lule Zinnia
Këto bimë njëvjeçare i duam për lulet e tyre madhështore me ngjyra të kuqe, portokalli dhe rozë. Janë shumë rezistente ndaj temperaturave të larta dhe nuk kërkojnë mirëmbajtje të veçantë, transmeton Telegrafi.
3. Petunia
Kjo lule e do shumë diellin, por kërkon edhe ujitje të rregullt. Petunitë janë ideale si për vazo, ashtu edhe për shporta të varura. Për të nxitur lulëzimin e ri, duhet të hiqni rregullisht lulet e thara.
4. Lule Vjollca
Kjo është një bimë dyvjeçare, perfekte për buzë shtegut apo për vazo dekorative. Për shkak të ngjyrës së saj të veçantë, është shumë dekorative, sidomos në kombinim me tulipanë. Lulja e vjollcës pëlqen lagështi të moderuar, pra, nuk duhet teprohet me ujitje.
5. Kadifeja
Kadifeja lulëzon deri në ngricat e para dhe, më e rëndësishmja, është shumë rezistente ndaj thatësirës dhe dëmtuesve të ndryshëm. Nëse jeni fillestar në mbjelljen e luleve, kjo është zgjedhja ideale për ju, pasi nuk mund të gaboni, çfarëdo që të bëni, ajo do të lulëzojë. /Telegrafi/


