Please enter at least 3 characters.

Pesë klubet e mëdha të Serie A duan transferimin e mbrojtësit Harry Maguire

2023/07/maguire-1.jpg
332:"July 22, 2023, East Rutherford, NJ, United States: Harry Maguire of Manchester United, ManU during a friendly match against Arsenal at MetLife Stadium in East Rutherford in the State of New Jersey in the United States this Saturday, July 27. East Rutherford United States - ZUMAv122 20230722_zap_v122_207 Copyright: xWilliamxVolcovx
15:"IMAGO/ZUMA Wire

Klubet e Serie A janë në radhë për transferimin e mbrojtësit të padëshiruar të Manchester Unitedit, Harry Maguire.

Reprezentuesi anglez është në dispozicion nga Unitedi - për çmimin e duhur - pasi humbi shiritin e kapitenit të klubit këtë muaj.

Ofertat për mbrojtësin anglez nuk mungojnë dhe ato vijnë edhe nga jashtë Ligës Premier.

Sipas Il Corriere dello Sport, agjentët e Maguire janë në kontakt me disa klube të Serie A ndërsa ai po shqyrton opsionet e tij për të ardhmen.

Pesë klubet e mëdha: Juventusi, Napoli, Roma, Milani dhe Interi janë të gjitha të interesuar për transferimin e 30-vjeçarin.

West Ham United është gjithashtu i interesuar për Maguire, ku menaxheri David Moyes është një tifoz i madh i anglezit. /Telegrafi/