Përzgjedhja javore në Telegrafi Real Estate: prona për banim, biznes dhe investim
Nëse po kërkoni një pronë për banim, një hapësirë me potencial për zhvillim biznesi apo një investim me vlerë afatgjatë, përzgjedhja javore e Telegrafi Real Estate ju sjell disa nga ofertat që kanë tërhequr më së shumti interesimin e lexuesve.
Nga trualli me potencial investimi në Brezovicë dhe prona e përshtatshme për banim apo biznes në Milloshevë, deri te banesat me sipërfaqe të mëdha dhe lokacione të favorshme në Prishtinë, përzgjedhja e kësaj jave përfshin oferta për nevoja dhe plane të ndryshme.
Truall 2.2 hektarë në shitje në Brezovicë
Në një nga zonat më atraktive malore të Kosovës ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe prej 2.2 hektarësh.
Prona ka qasje të drejtpërdrejtë në rrugë, infrastrukturë të kompletuar në afërsi dhe leje ndërtimi, duke krijuar mundësi të përshtatshme për zhvillim turistik, ndërtim apo investim afatgjatë.
Çmimi është 12,500 euro për ari, ndërsa vlera e përgjithshme e pronës është 2,750,000 euro.
Truall 25 ari dhe shtëpi 300m² në Milloshevë
Në Magjistralen Prishtinë–Vushtrri, afër Viva Fresh Store, ofrohet për shitje trualli prej 25 arësh së bashku me një shtëpi me sipërfaqe 300m².
Pozita pranë rrugës kryesore, infrastruktura e plotë dhe organizimi i pronës e bëjnë këtë ofertë të përshtatshme për banim, zhvillim biznesi apo kombinim të të dyjave.
Shtëpia përfshin bodrum, lokal në përdhes dhe hapësira banimi të organizuara në katet e sipërme.
Çmimi i pronës është 580,000 euro.
Banesë 221.22m² në shitje te Prishtina e Re
Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë dhe rehati, kjo banesë në kompleksin Albanica Homes ofron sipërfaqe prej 221.22m² dhe renditje funksionale të hapësirave.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi, disa hapësira të brendshme, dy banjo, tualet, depo dhe dy ballkone. Ngrohja mundësohet përmes pompës termike, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor.
Çmimi është 309,400 euro.
Banesë në shitje në qendër të Prishtinës
Në Sheshin “Edit Durham”, afër Buffalo, ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 66.13m² neto dhe rreth 80m² bruto.
Banesa përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon. Lokacioni në qendër të qytetit e bën atë të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim përmes qiradhënies.
Çmimi është 190,000 euro.
Zbuloni më shumë oferta në Telegrafi Real Estate dhe gjeni pronën që i përshtatet planeve tuaja për banim, biznes apo investim.


