Please enter at least 3 characters.

​Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

2023/11/20231130_153728-e1701368964502.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë përuruar objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti afrikan - Dakar.

Përurimi i objektit u bë në praninë e shumë drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.