Please enter at least 3 characters.

Përse meshkujt nuk duan të këmbejnë mendime nëpërmjet SMS-ve?

2016/01/p-euml-rse-meshkujt-nuk-duan-t-euml-k-euml-mbejn-euml-mendime-n-euml-p-euml-rmjet-sms-ve_hd.jpg

Shumica e meshkujve e pranojnë që hezitojnë t’u shkruajnë femrave porosi nëpërmjet SMS-ve, frikësohen që në mos po interpretohen gabimisht porositë, ndërkaq shkrimin e porosive të tilla e konsiderojnë të mërzitshëm, të mundimshëm dhe u merr mjaft kohë, konfirmon një hulumtim më i ri britanik.

Një e treta e meshkujve konsideron që lë përshtypje më të mirë tek femra derisa flet drejtpërdrejt me të apo derisa bisedon nëpërmjet telefonit, e jo me anë të SMS-ve, në të cilat mund t’u gjejnë edhe gabime të vogla drejtshkrimore.

Një e pesta e të anketuarve ka pranuar që shumë SMS të paqarta i frustrojnë, andaj nuk janë të sigurt se kur është koha të “fillojnë aksionin”, sepse shpesh ndodh që femrat të hezitojnë nëse u duket se çdo gjë po shkon tepër shpejt midis tyre. /Telegrafi/