Please enter at least 3 characters.

Përqafimi i Katy Perry dhe Justin Trudeau ndez thashethemet për shtatzëni, fansat shpërthejnë në spekulime

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale pas paraqitjes së tyre në premierën e filmit të ri koncertal të artistes.

Gjatë eventit në tapetin e kuq, një moment i afërt mes dyshes ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi Trudeau është parë duke vendosur dorën mbi barkun e këngëtares gjatë një përqafimi, çka ka mjaftuar që në rrjet të nisin spekulime të shumta për një shtatzëni të mundshme.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme, ku një pjesë e ndjekësve kanë interpretuar gjestin si sinjal të një lajmi të mundshëm familjar, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar thjesht një moment spontan dhe miqësor mes tyre, shkruan DailyMail.

Sipas raportimeve, zërat për shtatzëni nuk janë konfirmuar dhe deri më tani mbeten vetëm në nivel thashethemesh të nxitura nga interpretimet e fansave në rrjete sociale.

Megjithatë, ndërveprimi i tyre në event ka mjaftuar që Katy Perry dhe Justin Trudeau të kthehen në një nga temat më të komentuara të momentit në showbiz-in ndërkombëtar. /Telegrafi/