Please enter at least 3 characters.

Përplasje mes Albatros Rexhaj dhe Dritan Hila, ky i fundit largohet nga emisioni

Në emisionin Now në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit.

Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj.

Gjatë fillimit të emisionit ka ndodhur një debat mes Rexhajt dhe Hilës lidhur me kulturën e korrupsionit në disa vende të Evropës, duke e lidhur me kontekstin shqiptar.

Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare.

Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare.

Pas këtij debati, Hila është larguar nga emisioni i irrituar. /euronews/

- YouTubewww.youtube.com