Please enter at least 3 characters.

Përplasja Kraki - Olluri, AGK: Gjuhë e papranueshme e Donika Gërvallës ndaj gazetarit Kërquki

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur të martën në emisionin Pressing në T7, pasi në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki dhe gazetarit Parim Olluri.

E pas kësaj, një reagim e ka bërë edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke kritikuar televizionin, moderatorin dhe gazetarin, transmeton Telegrafi.

"Televizion rrugaç..Moderator rrugaç.“Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë", ka shkruar Donika Gërvalla.


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar rreth kësaj, duke thënë se gjuha e saj është e papranueshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing.

"AGK-ja dënon ashpër një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë. AGK-ja i fton zyrtarët e Qeverisë në detyrë dhe përfaqësuesit e partisë shumicë të mandatit të kaluar që të tregohen të përmbajtur në reagimet e tyre publike, duke mos vazhduar me sulme frontale ndaj mediave".

AGK-ja dënon çdo formë dhune dhe mungesë tolerance që manifestohet në transmetimet e drejtpërdrejta të debateve politike. /Telegrafi/