Please enter at least 3 characters.

Përmes një videoje interesante, Bebe Rexha tregon se çfarë bën në orën 2 të natës në dhomën e saj të hotelit

2019/04/Beb1-e1555086513844.jpg
379:"NEW YORK, NY - FEBRUARY 27: Grammy-nominated artist Bebe Rexha celebrates the launch of the Lay's "Turn Up the Flavor" program in New York City on February 27, 2019 with a live performance of her exclusive song "Right Here, Right Now", remixed in three genres that each pair with one of the three new Lay's flavors. (Photo by Cindy Ord/Getty Images for Frito-Lay North America)
32:"Getty Images for Frito-Lay North

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona fansa për muzikën e saj.

Ka disa ditë që ajo ndodhet në Evropë, për të marrë pjesë në spektaklet e ndryshme ku ka qenë e ftuar, përkatësisht në televizionet gjermane dhe ato britanike.

Destinacioni i saj më i fundit është Franca, vendi në të cilin ajo ka kaluar një natë në një prej hoteleve më të mira të kryeqytetit.

Bebe Rexha e cila është shumë e lidhur me fansat e saj në rrjetet sociale, ka publikuar një video shumë interesante së fundmi në Instagram.

Këngëtarja shqiptare shfaqej duke vallëzuar mbi një piano, teksa në të luante një djalë shumë pranë saj.

"Kjo isha unë, në orën 2 të mëngjesit në Paris. Nuk ka nevojë për fjalë", ka shkruar Rexha në Instagram.

Ndërkohë, talentin në muzikë dhe vallëzim, artistja shqiptare e ka pasur që e vogël, kjo edhe për arsyen se ka ndjekur kurse të shumta arti në vegjëli. /Telegrafi/