Please enter at least 3 characters.

Përmbytje edhe në Turqi - të paktën pesë të vdekur dhe disa të zhdukur

2021/07/Screenshot_1-67.png

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe tre janë zhdukur pasi shirat e mëdha goditën bregdetin verilindor të Turqisë.

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi.

Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish.

Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe vendndodhja e të cilave nuk dihet ende.

Rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme. /Telegrafi/