Please enter at least 3 characters.

Kosova pas balotazhit, numri i komunave që fituan partitë politike

Sot është mbajtur raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), garat komunale kanë përfunduar me një ndarje të balancuar të pushtetit lokal ndërmjet partive kryesore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi ka deklaruar kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.

Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.

Sipas të dhënave të KQZ , Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryesojnë me nga 7 komuna secila.

Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5 komuna.

Partitë më të vogla që kanë arritur të mbajnë nga një komunë janë Nisma Socialdemokrate, KDTP dhe PDKRL.

Rezultatet sipas partive:

  • LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
  • LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
  • PDK – 6 komuna: Prizren, Ferizaj, Skenderaj, , Vushtrri, Kaçanik, Hani i Elezit
  • AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
  • Nisma – 1 komunë
  • KDTP – 1 komunë
  • PDKRL – 1 komunë

Këto rezultate janë preliminare, ndërsa KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas verifikimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Dalja ishte më e ulët sesa një muaj më parë, ndërsa procesi u zhvillua pa ndonjë incident të madh./Telegrafi/