Please enter at least 3 characters.

Përleshje fizike në basketbollin e femrave të Kosovës (Video)

2016/01/p-euml-rleshje-fizike-n-euml-basketbollin-e-femrave-t-euml-kosov-euml-s-video_hd.jpg

Kur kishin mbetur vetëm tre të qindtat e sekondës deri në fund të takimit, pranë rezultatit 57-47 në të mirë të Penzës, një basketbolliste mysafire e goditi lojtaren e Penzës, Iliriana Berishën, e cila më pas u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë.

Këtu u përfshinë më pas edhe lojtaret tjera të Trepçës, Arta Mustafa dhe Gjulshen Fejza, të cilat po ashtu me grushta dhe shqelma e sulmuan lojtarën vendase, Ilirana Berisha.

Pasi u qetësuan gjakrat, gjyqtarët përjashtuan nga loja Iliriana Berishën e Penzës dhe Arta Mustafen e Gjylshen Fejzën e ekipit të Trepçës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 57-47.

Ky është turpi i radhës i madh për basketbollin e Kosovës, në një moment shumë të mirë për këtë sport, ku duket se pasi basketbolli i meshkujve është shembull edhe për garat ndërkombëtare, tani femrat kanë filluar të jenë problematike. /Telegrafi/DukagjiniTV